Policia në Gjilan gjobit me 2 mijë euro për mosrespektim të masave Anti-COVID

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 16:12
Policia në Gjilan gjobit me 2 mijë euro për mosrespektim të masave Anti-COVID

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se nga 17 dhjetori deri më 19 dhjetor kanë shqiptuar 149 gjoba për mosrespektim të masave Anti-COVID, në këtë komunë.

Nga policia kanë treguar se për mosrespektim të masave, i kanë shqiptuar dy lokaleve gjobë 2 mijë euro.

Ndërsa, gjoba janë shqiptuar edhe për mosrespektim të orarit të lëvizjes e mosmbajtje të maskës.

“Në periudhën tre ditore 17-18 dhe 19.12.2021, bazuar ne Ligjin 07/L-006, në DRP Gjilan, janë shqiptuar gjithsejtë 149 gjoba, për kundërvajtjet e cekura, gjoba për personat fizik dhe juridik (transport publik i udhëtarëve) të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19. Gjithashtu janë ndërmarr aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së komunikacionit dhe ndaj kundërvajtësve ku policia për periudhën kohore tre ditore ka shqiptuar gjithsej katërqind e gjashtëdhjetë e tri (463) tiketa në Stacionet dhe Njësitë në nivel të DRP Gjilan Tiketa për Kundërvajtje në Komunikacion”, thuhet nga policia.

(Kosova Sot Online)