I riu nga Prishtina iu jep afat hajnave deri në orën 23:00 t’ia kthejnë telefonin

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 22:04
I riu nga Prishtina iu jep afat hajnave deri në orën 23:00 t’ia kthejnë telefonin

Në Prishtinë, një qytetarit i është vjedhur telefoni. Ai thotë se këtë veprim e kanë kryer tre adoleshentë, një djalë dhe dy vajza.

Ai tha se këta tre adoleshentë ia kanë vjedhur telefonin në njërën nga shtëpizat e “Verë n’dimër”.

Prishtinasi (emër i njohur për redaksinë) tha se po pret deri në orën 23:00 që të lajmërohet, sepse sipas tij të dyshuarit janë fëmijë.

Mirëpo ai i ka njoftuar publikisht ata që nëse deri në orën 23:00 nuk i kthehet telefoni, pamjet do t’i publikojë dhe do t’i dorëzojë në Polici.


(Kosova Sot Online)