Këto janë 100 kompanitë më të mëdha në botë, shikoni vlerën e tyre dhe ku ndodhen ato

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 18:20
Këto janë 100 kompanitë më të mëdha në botë, shikoni vlerën e tyre dhe ku ndodhen ato

Visual Capitalist, që krijon përmbajtje vizuale të fokusuar në tendencat më të fundit në biznes dhe investim ka publikuar listën me të dhëna për 100 kompanitë më të mëdha në botë.

Në renditjen e kompanive më të mëdha në botë kishte pabarazi të mëdha në vlerë. Kompania Apple, si më e madhja në botë doli se kishte vlerë mbi 2 trilion dollarë, 16 herë më shumë se ajo e Anheuser-Busch (AB InBev), e cila zuri vendin e 100-të me 128 miliardë dollarë.

Në total, 59 kompani ishin me seli në Shtetet e Bashkuara, duke përbërë 65% të kapitalit total të tregut të 100 kompanive më të mira. Kina dhe rajonet e saj ishin lokacioni i dytë më i zakonshëm për selitë e kompanive, me 14 kompani në listë.

Kapitalizimi i tregut të Tesla-s u rrit me 565%, duke e bërë përkohësisht Elon Musk njeriun më të pasur në botë. Platforma e ofrimit të ushqimit Meituan dhe PayPal përfituan nga rritja e popullaritetit të tregtisë ‘online’ me kapitalizimin e tyre të tregut që u rrit përkatësisht me 221% dhe 151%.

Kompanitë e teknologjisë TSMC dhe ASML Holdings ishin gjithashtu në mesin e 10 kompanive më të mira.

Në anën tjetër të shkallës, kompanitë zvicerane Nestlé, Novartis dhe Roche Holding ishin të gjitha ndër 10 kompanitë e fundit për nga rritja e kapitalizimit të tregut. China Mobile ishte e vetmja kompani në rënie me një ndryshim prej -12%. Kompania u hoq nga bursa e Nju Jorkut si rezultat i një urdhri ekzekutiv të lëshuar nga ish-presidenti Donald Trump.

(Kosova Sot Online)