62 të vdekur nga koronavirusi

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 22:53
62 të vdekur nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në Kroaci kanë vdekur 62 persona si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe janë regjistruar 367 raste të reja të infektimit, njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Në Kroaci janë aktive 19.570 raste me koronavirus.

Që nga 25 shkurti i vitit të kaluar, kur u regjistrua rasti i parë i infektimit në Kroaci, deri më sot janë infektuar 675.730 persona nga COVID-19, nga të cilët 12.043 kanë vdekur.

Në Kroaci janë vaksinuar 55.27 për qind e popullsisë së përgjithshme dhe 65.87 për qind e të rriturve.

(Kosova Sot Online)