Aksident i rëndë në Komoran, një person vdes
Aksidenti i rëndë për të cilin u raportua se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran, ka përfunduar me fatalitet.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kjo e fundit, ka njoftuar se në aksident është përfshirë një automjet, dhe se viktima, është një i mitur.
‘’Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet.
Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.
Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.’’, ka njoftuar Ahmeti.
(Kosova Sot Online)
