Aksion i Policisë edhe në Prishtinë

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 09:44
Aksion i Policisë edhe në Prishtinë

Krimet Ekonomike brenda Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë në kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Por, aksioni është duke u zhvilluar edhe në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës ka në proces një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës, dhe tani për tani nuk mund te japim informacione tjera. Pas përfundimit të operacionit do të njoftoheni për detaje tjera”, tha Hoxha.

Ky aksion policor ka të bëjë kundër kundër korrupsionit, ndërtimeve pa leje, dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Deri më tani, Policia ka arrestuar disa persona ndërsa janë bastisur edhe prona të zyrtarëve të Listës Serbe në këtë komunë.  

(Kosovba Sot Online)