Policia ka ndaluar dy persona të dyshuar

  • A.P /
  • 06 June 2026 - 14:00
Policia ka ndaluar dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar në Han të Elezit, pasi të njëjtit dyshohet se po tentonin të kalonin kundërligjshëm kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 5 qershor rreth orës 16:10, kur njësitet policore gjatë patrullimit kanë hasur dhe ndaluar dy të dyshuar meshkuj.

Gjatë verifikimit të identitetit, njëri nga të dyshuarit ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv dhe ndaj tij do të veprohet sipas procedurave ligjore në fuqi. Ndërkaq, i dyshuari tjetër, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)