Bota në luftë me Omicronin

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 13:43
Bota në luftë me Omicronin

Autoritetet holandeze paralajmëruan izolim të rreptë në vend përgjatë festave të fundvitit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e shpejtë të variantit Omicron të koronavirusit.

Ndërkaq në Afrikën e Jugut, ministri i Shëndetësisë njoftoi se vaksinat dhe niveli i lartë i infektimit paraprak me COVID-19 po ndihmojnë që simptomat e variantit të ri të jenë më të lehta.

Njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Apelit vendosi që secili punëtorë në bizneset e mëdha amerikane duhet të vaksinohet apo testohet vazhdimisht për COVID-19.

(Kosova Sot Online)