Ambasadori i ri i Kosovës në Kroaci dorëzon kredencialet tek presidenti Milanoviq

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 16:56
Ambasadori i ri i Kosovës në Kroaci dorëzon kredencialet tek presidenti Milanoviq

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori i ri i Kosovës Martin Berishaj.

Për dorëzimin e kredencialve të ambasadorit Berishaj ka njoftuar zyra e presidentit të Kroacisë.

“Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka pranuar kredencialet nga ambasadori i Kosovës. Dr. Martin Berishaj me rezidencë në Zagreb prezantoi kredencialet e tij tek presidenti Milanovq”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, presidenti kroat Zoran Milanoviq nesër do ta vizitojë Kosovën ku do të takohet me krerët e shtetit.

(Kosova Sot Online)