Qytetarëve u kthehet terri dhe i ftohti, në kryeqytet lagje të tëra pa rrymë

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 20:39
Qytetarëve u kthehet terri dhe i ftohti, në kryeqytet lagje të tëra pa rrymë

Ashtu sic është paralajmëruar, pas më shumë se një dekade në Republikën e Kosovës janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike.

Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin, si pasojë e prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë.

Reduktimet vetëm kanë filluar në disa prej lagjeve kryesore të kryeqytetit.

Në momentin që po raportohet ky lajm, kafenetë afër sheshit kanë mbetur pa energji elektrike, së bashku me lagjet Ulpiana, Dragodan e Veternik ku rryma është ndërprerë para më shumë se dy orëve.

(Kosova Sot Online)