50-vjeçari nga Prishtina e denoncon në Polici gruan të cilës ia çoi 300 euro mbushje

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 08:43
50-vjeçari nga Prishtina e denoncon në Polici gruan të cilës ia çoi 300 euro mbushje

Një burrë, 50-vjeçar nga Prishtina e ka denoncuar në Polici një grua, e cila sipas tij po e shqetëson, duke e ngacmuar  me mesazhe e thirrje, në numrin e tij kontaktues.

Në deklaratën e të cilën qytetari e ka dhënë në stacion policor,  viktima ka thënë se e dyshuara përveç thirrjeve e mesazheve, po i dërgon edhe fotografi dhe në të njëjtën kohë i ka kërkuar edhe mbushej elektronike.

Edhe pse burri ka deklaruar se i kishte dërguar mbushje elektronike të dyshuarës rreth 300 euro, të njëjtën nuk e njeh dhe nuk ka ndonjë marrëdhënie me të.

Pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit, rasti është hapur si “ngacmim” dhe kanë nisur hetimet.

(Kosova Sot Online)