Një telefonues anonim tha se ka vendosur bombë në Stacion të Autobuësve

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 15:35
Një telefonues anonim tha se ka vendosur bombë në Stacion të Autobuësve

Policia e Kosovës është deklaruar për dyshimet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Në një përgjigje kanë konfirmuar se sot PK ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar qytetarët.

Konfirmimi i plotë i policisë:

Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

(Kosova Sot Online)