
Mitrovicasi: Veriu dje pati rrymë gjithë ditën, e sot pati ndërprerje vetëm 10-15 minuta

KEDS dje ka njoftuar se kanë filluar reduktimet e rrymës si pasojë e krizës energjetike. Ndërprerje të rrymës ka edhe në Mitrovicë, por dje për veriun e Mitrovicës u raportua se në vazhdimësi pati rrymë
E një mitrovicas tha se pjesa veriore e qytetit dje ka pasur rrymë gjithë ditën, ndërsa sot pati ndërprerje 10-15 minuta.
E në pjesën jugore, mitrovicasi tha se rrymë nuk ka pasur nga ora 11 deri në 00:00.
“Pjesa veriore dje gjithë ditën ka pasur rrymë, sot ka pasur disa ndërprerje ka 10-15 minuta, a dje ka pasur gjithë ditën. Te ne, prej orës 11 deri në orën 00:00 ka pasur probleme me rrymë”, është shprehur Mitrovicasi
Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga dje Kosova do të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë
E qeveria ia ka lënë fajet shpenzimeve të mëdha të energjisë elektrike dhe krizës energjetike në botë. Ajo ka ndarë 20 milionë euro javën që shkoi për importim të energjisë nga jashtë, por që kryeministri Albin Kurti është ankuar se edhe atje është rritur çmimi.
Lajmi për fillimin e reduktimeve në Kosovë ka bërë jehonë edhe nëpër mediat botërore.
Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar sot se shteti me 1.8 milionë banorë tani po importon rreth 40 për qind të nevojave për energji elektrike. Konsumi i energjisë është rritur, pasi në dimër shumica e konsumatorëve e përdorin atë për ngrohje.
(Kosova Sot Online)