Kaq rrymë hargjojnë dritat e bredhit që Albulena Haxhiu i la ndezur gjatë ditës

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 16:42
Kaq rrymë hargjojnë dritat e bredhit që Albulena Haxhiu i la ndezur gjatë ditës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përgjatë së premtes publikoi një fotografi në të cilën u vërejtën dritat e bredhit të Vitit të Ri ndezur në pikë të ditës.

Haxhiu këtë fotografi e publikoi duke njoftuar për dorëzimin në Qeveri të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan lajmi.net.

Sido që të jetë, thirrjet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të kursehet rryma, duket se nuk po përfillen nga ministrja Haxhiu.

Dritat e Vitit të Ri shpenzojnë 0,13 kW në orë, 3,16 sosh në ditë dhe 97,96 kWh në muaj. E gjithë kjo, në shpenzimet mujore, përkthehet në kosto shtesë përreth 10 eurove.

Vendosja e dritave të bredhit me orar të caktuar ulë koston e rrymës, duke sjellë ndikim minimal në faturën e energjisë elektrike. 

(Kosova Sot Online)