Gjykata dënon me 9 muaj burg policin e Kosovës Daut Syla

  • 24 December 2021 - 20:01
Gjykata dënon me 9 muaj burg policin e Kosovës Daut Syla

Gjykata Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Daut Syla për shkak të veprës penale: Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 198 par.1 të KPRK-së, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë PP.II.nr.532/2017 të datës 30.04.2019.


Gjykata Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, në bazë të provave të paraqitura ka shpallur fajtor Policin e Kosovës Daut Syla duke i shqiptuar dënimin prej nëntë (9) muaj burg pas dhunës së ushtruar dhe kanosjes ndaj qytetarit të dëmtuar.

Derisa për kërkesen pasuror-juridike Gjykata i udhëzoi palët për kontekst civil.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit  30 ditë pasi ta pranojnë aktgjykimin.

Dhuna brutale dhe abuzuese e Policisë së Kosovës ndaj qytetarëve viteve të fundit është një fenomen shqetësues.


Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe suspenduar qindra zyrtar policor për veprën “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe kanosjes”.

 

(Kosova Sot Online)