Valdete Idrizi zyrtarisht Drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 19:42
Valdete Idrizi zyrtarisht Drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës zonja Valdete Idrizi është emëruar Drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Idrizi përmes llogarisë së saj sociale, ku ndër të tjera ka shkruar: Miq,
Viti i ri për mua do të filloj me me një përgjegjësi të re. Unë do të jem pjesë e qeverisjes së ardhshme komunale në Mitrovicë.

Postimi i plotë:


Miq,
Viti i ri për mua do të filloj me me një përgjegjësi të re. Unë do të jem pjesë e qeverisjes së ardhshme komunale në Mitrovicë. Do ta udhëheqë Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës.


Përveç që ështė përgjegjësi, për mua eshte  edhe nderë dhe kënaqësi që të jem në ekip të kryetarit Bedri Hamza, bashkë me kolegët dhe koleget tjera të kabinetit.


Jam e vetëdijshme që na pret shumë punë, por me vullnet, përkushtim e bashkëpunim arrihen të gjitha. Ndryshe nuk bën. Bashkë, në katër vitet e ardhshme do të realizojmë programin qeverisës të cilin e kemi paraqitur pranë jush. Bashkë për qytetin tonë, qytetin e rinisë, qytetin e kulturës dhe të kampionëve.


Falemnderit kryetarit Bedri Hamza për besimin, falemnderit të gjithëve për përkrahjen. E mirëpres bashkëpunimin me secilin prej jush.
Na priftë e mbara!
Me shumë respekt e dashuri ju uroj festat e fundvitit!


(Kosova Sot Online)