Berisha: Publikimi i rrogave të Shërbimit informativ është rrjedhje e rëndë sigurie për NATO-n

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 22:33
Berisha: Publikimi i rrogave të Shërbimit informativ është rrjedhje e rëndë sigurie për NATO-n

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për publikimin e databazave me rrogat e qytetarëve shqiptarë.

Ai ka treguar edhe pasojat që do të sjellë publikimi i rrogave, teksa u shpreh se do të ketë shumë divorce, ndërsa publikimin e e rrogave të punonjësve të SHISH, e ka quajtur rrjedhje të rëndë sigurie për NATO-n.

“Kushedi sa divorce do ketë kjo. Pasoja të tjera: largim punonjësish nga ndërmarrjet, shantazh ndaj qytetarëve, psikoza të padiskutueshme. Nuk ka gjë më të imagjinusehsme se të bësh këtë, në kundërshtim me çdo ligj.

Ai ka nxjerrë rrogat e punonjësve të ambasadës, rrogat e Shërbimit Informativ. Rrogat e SHISH këta i kanë nxjerrë më përpara, në një akt në kundërshtim me ligjin. Nxjerrja e pagesave që u bë para disa kohësh, ishte një rrjedhje e rëndë e sigurisë për NATO-n”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)