Nga Presidenca e Kosovës reagojnë pasi Serbia vazhdon blerjen e armëve nga Rusia

  • E.K /
  • 25 December 2021 - 12:49
Nga Presidenca e Kosovës reagojnë pasi Serbia vazhdon blerjen e armëve nga Rusia

Shefi i stafit të presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pasi në Serbi kanë arritur armatime të reja nga Rusia. Vela ka thënë se blerjet e armatimit nga Serbia duhet të sanksionohen.

Ai thotë se veprime të tilla të vazhdueshme të blerjes së armatimit nga Rusia e rrezikojnë edhe më shumë paqen në rajon.

“Sikurse Bjellorusia, Serbia është vegël e Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-së”, ka shkruar Vela në reagimin e tij.

Ai thotë se një situatë e tillë i ngjan Luftës së Ftohtë.

(Kosova Sot Online)