E dhimbshme: Vdes Faik Zeqiri qytetari që jetonte në gjendje të mjerueshme

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 18:21
E dhimbshme: Vdes Faik Zeqiri qytetari që jetonte në gjendje të mjerueshme

Ka vdekur Faik Zeqiri, mitrovicasi që jetonte i vetmuar dhe në gjendje të mjerueshme.

Ai ishte bërë i njohur në qytetin e Mitrovicës, pasi ishte zhdukur në Shqipëri.

Zeqiri që vinte nga fshati Kutllovc i Mitrovicës, jetonte në kushte të mjerueshme në një garazhë në Tunelin e Parë.

Ditëve të fundit ai kishte fjetur në koridorin e Spitalit e Mitrovicës, pasi institucionet tjera nuk e kishin pranuar.


(Kosova Sot Online)