Lëndohet në kokë dhe në duar një grua në Gjakovë teksa po tentonte ta lokalizonte zjarrin

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 10:11
Lëndohet në kokë dhe në duar një grua në Gjakovë teksa po tentonte ta lokalizonte zjarrin

Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka pësuar lëndime në kokë dhe në duar si pasoje e një zjarri që kishte përfshirë kulmin e garazhës.

Policia njofton se zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrëfikësve ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE /Rr. Martirët Spahiu, Gjakovë 25.12.2021 – 13:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kulmi i garazhës është përfshirë nga zjarri dhe deri sa është munduar të intervenoj ka pësuar lëndime në duar dhe kokë për çka ka marrë tretman mjekësor. Nga njësiti i zjarrfikësve është lokalizuar zjarri. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)