
Policia dhe zjarrëfikësit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, dyshohet se u dogj një kabllo elektrike

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se është djegur një kabllo elektrike.
Sipas raportimeve të para dyshohet se nga zjarri ka mbetur i lënduar të paktën një person.
Policia ka konfirmuar rastin duke bërë me dije se njësitet e nevojshme ndodhen në vendngjarje.
“Është raportuar një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Policia dhe zjarrëfikësit janë në lokacion”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
(Kosova Sot Online)