Policia jep detaje për zjarrin në Pallatin e Rinisë, një person bëhet për spital

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 11:12
Policia jep detaje për zjarrin në Pallatin e Rinisë, një person bëhet për spital

Policia njofton se sot në orën 09:20 ka pranuar një informacion për një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se aty u dogjën disa kabllo elektrike.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, policia konfirmon lëndimin e një personi.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikeësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”, tha policia.

Sipas policisë, lidhur me këtë situatë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe zjarri është lokalizuar.

Ndërsa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i KEDS dhe është konstatuar se kabllot nuk janë të kompanisë por janë kabllo të brendshme.

“Janë djegur disa kabllo të brendshme të tyre, ekipi e ka inspektu gjendjen. Janë disa kabllo elektrike që s’kanë të bëjnë me KEDS”, tha Buzhala.

(Kosova Sot Online)