Rrëmbëhet një person në Vushtrri, dy të dyshuar e futën në veturë dhe ia morën paratë

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 11:00
Rrëmbëhet një person në Vushtrri, dy të dyshuar e futën në veturë dhe ia morën paratë

Mbrëmë policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Rrëmbim’.

Siç njofton policia,  nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy të dyshuarit e kanë marrë viktimën mashkull/kosovar dhe e kanë futur në veturën e tyre. Më pas nga i njëjti kanë marrë një shumë të parave dhe të dyshuarit ishin ikur në drejtim të panjohur.

“Mbi bazën e informacioneve fillestare dhe veprimeve të ndërmarra, policia ka arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar B. Z., 20 vjeçar dhe E. B.,19 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit B. Z., është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)