Arrestohen tre serbë që provuan të hynin në Kosovë nga Kosutica

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 10:52
Arrestohen tre serbë që provuan të hynin në Kosovë nga Kosutica

Në Kosuticë arrestohen tre shtetas serb, tentuan të kalonin ilegalisht.

Janë arrestuar tre shtetas serb, pasi të njëjtit tentuan të kalonin ilegalisht kufirin në Kosuticë të Leposaviqit.

“Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj; një shtetas i Kosovës dhe tre shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit kishin kaluar kufirin ilegalisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari shtetas i Kosovës është liruar, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)