Flet babai i polices shqiptare që i bëri “twerk” kolegut të saj: Do t’i padisë ata

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 16:50
Flet babai i polices shqiptare që i bëri “twerk” kolegut të saj: Do t’i padisë ata

John Mekuli, babai i polices nga New Yorku Vera Mekuli, ka thënë se do t’i padisë ata.

“Ajo më tha: Babi, unë bëra një gabim”, ka thënë ai. “Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. Të turpërova ty dhe familjen time”.

“Ajo qau dhe qau”, vazhdoi babai i saj. “Ajo është e re. … Ai – togeri – është i martuar. Ai duhet ta dinte më mirë. Unë do t’i padisë ata”, ka thënë babai i Verës.

Vera Mekuli u komentua shumë në rrjetet sociale për shkak të vallëzimit të saj erotik që i bëri kolegut të saj të martuar gjatë një feste më 15 dhjetor.

Ajo ka kërkuar falje pas këtij veprimi e në veçanti edhe gruas së policit, Nick McGarry.

(Kosova Sot Online)