Borrell: Ndarjet në Ballkanin Perëndimor më 2021 penguan rrugën e vendeve drejt BE-së

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 22:41
Borrell: Ndarjet në Ballkanin Perëndimor më 2021 penguan rrugën e vendeve drejt BE-së

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell vlerësoi sot se në vitin 2021, rritja e përshkallëzimeve dhe retorika e ndarjeve në Ballkanin Perëndimor pengoi vendet e rajonit në qasjen e tyre ndaj të ardhmes evropiane.

Si një shembull të veçantë të një situate të tillë, Borrell përmendi situatën në BeH.

Në blogun e tij të Vitit të Ri për ngjarjet më të rëndësishme në vitin 2021 në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së BE-së, Borrell e vlerësoi vitin që po lëmë pas si “vitin e tranzicionit” në të cilin BE-ja punoi për të ruajtur interesat dhe vlerat e saj dhe për të forcuar rendin global.

“Kjo punë duhet të vazhdojë në vitin 2022,” tha Borrell.

Duke folur për fqinjësinë e afërt të BE-së, Borrell u fokusua kryesisht në Ukrainë, Moldavi dhe Bjellorusi, ku BE, tha ai, u përball me “shembuj të qartë të politikës së pushtetit” dhe sulmeve hibride.

“Me përhapjen e sulmeve hibride, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe Moldavinë në rezistencën ndaj Rusisë dhe të mbajmë një qasje pa kompromis ndaj Bjellorusisë”, shkroi Borrell.

Borrell theksoi se në vitin 2021, marrëdhëniet BE-SHBA u rifilluan nën presidentin Joe Biden, gjë që u reflektua në bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, negociatat bërthamore të Iranit, taksimin e korporatave, por edhe në marrëdhëniet me Kinën dhe Indo-Paqësorin.

Shefi i diplomacisë evropiane vlerëson se BE, kur bëhet fjalë për Kinën, ka mbajtur një qëndrim të unifikuar në njohjen e këtij vendi si “partner, konkurrent dhe rival”.

Ai shton se në vitin 2021, BE rriti angazhimin e saj me Amerikën Latine, miratoi një strategji të re drejt Indo-Paqësorit dhe filloi punën për forcimin e angazhimit të saj me vendet afrikane.

Borelj vlerësoi pozitivisht stabilizimin e situatës në Libi dhe në Mesdheun Lindor gjatë vitit 2021.

Në blogun e tij të Vitit të Ri, kreu i diplomacisë së BE-së thekson se pandemia zgjat “më gjatë se sa pritej” dhe shton se BE-ja ka siguruar doza të mjaftueshme për vaksinim të plotë dhe përforcues për qytetarët e saj.

Borelj kujtoi se shumica e evropianëve morën dy doza të vaksinës kundër Covid 19 dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë punë për uniformitetin e vaksinimit në mbarë botën.

“Nga gjithsej dy miliardë doza vaksinash, BE-ja ka eksportuar mbi 1.1 miliardë doza në 61 vende dhe ekipi evropian ka shpërndarë më shumë se 385 milionë doza. Synimi i ekipit evropian është që deri në mesin e vitit 2022 të dhurojë gjithsej 700 milionë doza”, tha Borelj.

Përveç pandemisë, Borej deklaroi se BE-ja po përballej me “situata krizash” të tjera në axhendën ndërkombëtare në vitin 2021, si “Bjellorusia, Ukraina, Mali, Sudani, Afganistani, Etiopia dhe Venezuela”.
“Të qenit në një regjim të përhershëm të menaxhimit të krizave ndonjëherë ka dobësuar kapacitetin tonë për t’u marrë me çështje tërthore dhe afatgjata,” tha Borej.

Megjithatë, ai arriti në përfundimin se përkundër shumë pengesave në vitin 2021, pati “zhvillime pozitive”, siç ishte prezantimi i Busullit Strategjik të BE-së, i cili synon të forcojë rolin e BE-së për sigurinë në botë.


(Kosova Sot Online)