Sot ajri i ndotur në Prishtinë

  • E.K /
  • 28 dhjetor 2021 - 10:43
Sot ajri i ndotur në Prishtinë

Mjegulla ka mbuluar sot Prishtinën, si rrjedhojë edhe ndotja e ajrit sot është e lartë.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, indeksi i cilësisë së ajrit është 133.

Ky nivel tregon se ajri është i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.

Ndotja e ajrit ka qenë e lartë edhe gjatë ditëve të kaluara në vend.

Ndotja e ajrit në kryeqytet është e vlerësuar si e njëjtë me atë të qyteteve të mëdha si Pekin, Mumbai dhe Nju Delhi.

Pulmologë në vend disa herë kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi ose të vendosin maska kur të dalin jashtë.

(Kosova Sot Online)