Ministri i Mbrojtjes së Turqisë bën homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 13:05
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë bën homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar, të mërkurën ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz.

Kështu u bë e ditur në një postim në rrjetin social Facebook të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, bën nderime pranë Varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz.

Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar.

Ju faleminderit miku ynë, Ministër Akar!”, shkruan Mehaj.

(Kosova Sot Online)