Aksident trafiku mbi Urën e e Fshejtë

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 15:43
Aksident trafiku mbi Urën e e Fshejtë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbi Urën e Fshejtë në magjistralen Rahovec-Gjakovë.

Vetura e aksidentuar ka mbetur e rrokullisur mbi urë ndërsa ende nuk ka informacione për numrin e të lënduarve.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar tërësisht dhe ka pasur pengim të qarkullimit të automjeteve.

(Kosova Sot Online)