200.000 euro gjobë kush bën festa private në shtëpi - Ky shtet me masa ekstreme pas rritjes drastike të rasteve me Covid-19

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 14:00
200.000 euro gjobë kush bën festa private në shtëpi - Ky shtet me masa ekstreme pas rritjes drastike të rasteve me Covid-19

Rritja e frikshme e rasteve me COVID, ka bërë që Greqia të vendosë masa të reja që fillojnë aplikimin që sot dhe parashikojnë gjoba më të rënda.

Dje u shënuan mbi 28 mijë raste të reja, dhe për këtë qeveria greke intensifikoi kufizimet për objektet argëtuese, por edhe në pronat private.

Për kryerjen e çdo forme mbledhjesh apo eventesh në një hapësirë private joprofesionale të marrë me qira për këtë qëllim, si dhe kryerjen e çdo forme tubimesh dhe ngjarjesh argëtuese në një hapësirë private për shërbime argëtuese muzikore” i jep gjobë administrative prej pesëdhjetë mijë (50.000) euro qiramarrësit ose koncesionarit të hapësirës private, joprofesionale në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja.

Gjoba e mësipërme ka të bëjë me shkeljen e parë, ndërsa për shkeljen e dytë gjoba është 200 000 euro ndaj qiramarrësit ose koncesionarit të hapësirës private, joprofesionale, në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja.

(Kosova Sot Online)