Bosët e nëntokës kriminale që sundojnë me Prishtinën, klika e Isa Mustafës me familjen e Hamitve dhe klika e Shpend Ahmetit me familjen e Pacollëve

Bosët e nëntokës kriminale që sundojnë me Prishtinën, klika e Isa Mustafës me familjen e Hamitve dhe klika e Shpend Ahmetit me familjen e Pacollëve
Bosët e nëntokës kriminale që sundojnë me Prishtinën, klika e Isa Mustafës me familjen e Hamitve dhe klika e Shpend Ahmetit me familjen e Pacollëve

Muhamet Kelmendi

  • 30 December 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI : Muhamet Kelmendi

Këso raste të pronave ka shumë në Kosovë. Mirëpo, këtu dhe në këtë fushë prinë Prishtina. Tëra pronat publike dhe shtetërore e shoqërore janë privatizuar. Kjo është bërë nga klika e Isa Mustafes me familjen e Hamitve dhe nga klika e Shpend Ahmetit me familjen e Pacolleve. Privatizime kemi në komunën e Klinës, në Skenderaj nga familja Thaçi, në Gjakovë, në Pejë nga firmat ETC, Dukagjini, në Deçan, në Vushtrri, në Lipjan nga familja Buja e shumë prona tjerë të privatizuara.

- Toka bujqësore në Kosovë është dëmtuar me privatizim në kundërshtim me ligjet në fuqi. Tash dhe një kohë të gjatë, dyshohet se po lulëzon krimi dhe korrupsioni, kontrabanda në Kosove. Mendohet se nuk është vetëm çështja e pronës, si formë e krimit, por edhe në fusha tjera kemi kriminalitet, dukuri të ndaluara ligjore. Dyshimet janë bazike. Kemi krim në fushën e ekonomisë dhe në tregti në pronën private dhe publike, sikundër edhe në atë shtetërore, me mallra që vijnë nga Serbia dhe kalojnë nëpërmjet veriut me banda shumë të organizuara në tregun e Kosovës, deri te keqpërdorimi i pozitës së shtetit.

Më la mbresë thënia e Albulena Haxhiut në komisionin e luftimit të krimit dhe të drejtësisë të Parlamentit të Kosovës. Thënia: " E more(...) kriminelët e mëdhenj janë të lirë, jashtë (...). Krimi më i shpeshtë dhe shumë i zhvilluar është me pronësinë e patundshme. Kjo, qoftë me pronën shtetëror dhe publike, si dhe qoftë me pronën private. Shumë prona të konfiskuara në vitet 1945-1948 mga regjimi jugosllav u privatizuan me çmime shumë të ulëta. Mendohet deri në 5 herë më lirë se në treg. Është prona në Zahaq. Ishte tërësisht pronë e qytetarëve të fshatit Llabjan, Lutogllavë, Ramun, Leshan, Sverkë dhe Gllaviçicë. Sipërfaqja është mbi 700 hektarë. Ju ka dhënë ETC-së me çmime 5 fish më të ulëta se tregu. Këso raste të pronave ka shumë në Kosovë.

Mirëpo, këtu dhe në këtë fushë prinë Prishtina. Tëra pronat publike dhe shtetërore e shoqërore janë privatizuar. Kjo është bërë nga klika e Isa Mustafes me familjen e Hamitve dhe nga klika e Shpend Ahmetit me familjen e Pacolleve. Privatizime kemi në komunën e Klinës, në Skenderaj nga familja Thaçi, në Gjakovë, në Pejë nga firmat ETC, Dukagjini, në Deçan, në Vushtrri, në Lipjan nga familja Buja e shumë prona tjerë të privatizuara. Unë nuk jam në gjendje dhe nuk i di mënyrat e privatizimit. Nuk disponoj me fakte. Por, në kuadër të punës me këto prona, shihet se tokat bujqësore të privatizuara, nuk e kanë vazhduar kultivimin e të mirave bujqësore.

Ato prona janë shndërruar në parcela dhe janë ndërtuar. Kështu është zvogëluar toka bujqësore në përmasa të mëdha. Mendoj se çështja e privatizimit është dhe duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale . Kjo, jo vetëm te ato prona të privatizuara nga Habitati dhe AKP, por kërkohet, madje edhe shumë më thellë, të hetohen privatizimet e bëra nga komunat. Këtu dyshohet se kemi keqpërdorime. Ato duhet të hetohen dhe të ndërmerren masa adekuate. Nuk duhet lejuar privatizimet që e kanë dëmtuar tokën e Kosovës. Republika ka mjete dhe duhet të veprojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".