
Deputeti nga Kosova i jep ndihmën e parë një qytetari që pësoi sulm epilepsie

Në një restorant të Prishtinës një qytetar ka pësuar sulm epilepsie.
Në këtë restorant ka rastisur të jetë edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili ka arritur ta shpëtojë këtë person duke ia dhënë ndihmën e parë, derisa ka arritur ndihma e shpejt.
Në fotot të cilat ka siguruar gazeta, deputeti Shala shihet duke ia dhënë ndihmën e parë qytetarit, i cili kishte pësuar sulm.
(Kosova Sot Online)