Lëshohet urdhërarrest për Zvonko Veselinoviqin

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 20:20
Lëshohet urdhërarrest për Zvonko Veselinoviqin

Gjykata e Prishtinës ka ripërsëritur urdhërarrestin ndaj Zvonko Veselinoviq, i cili së bashku me 12 serbë të tjerë u vu në listën e sanksioneve nga ShBA-ja.

Figura famëkeqe e krimit në pjesën veriore të Kosovës dyshohet për disa vepra penale si: “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “vrasje e rëndë”, “rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personalit në marrëdhënie me to” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Kujtojmë se në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

(Kosova Sot Online)