Rusia dhe Bjellorusia planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 22:31
Rusia dhe Bjellorusia planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Presidenti rus, Vladimir Putin  dhe lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko kanë rënë dakord të mbajnë një raund tjetër stërvitjesh të përbashkëta ushtarake në fillim të vitit të ardhshëm.

Putin, i cili u takua me Lukashenkon në Shën Petersburg u tha mediave ruse se ai  pajtohej me propozimin e Minskut për të kryer stërvitje luftarake që duket se dërgojnë një mesazh të fortë në NATO.

Ky vendim vjen teksa trupat ruse gjenden të pozicionuara afër Ukrainës, gjë që ka rritur shqetësimet e Perëndimit. Disa zyrtarë në Ukrainë kanë ngritur shqetësime se Rusia mund të kryejnë sulme edhe nga territori bjellorus.

Rusia mohon se ka pretendime për të sulmuar Ukrainën dhe akuzon Kievin, bashkë me NATO-n, për provokime. Rusia.

kryen rregullisht stërvitje ushtarake me Bjellorusinë, e fundit në shkallë të gjerë ishte ajo e shtatorit, ku përfshiheshin 200,000 trupa.

Presidenti bjellorus është drejtuar nga Rusia për të fituar mbështetje  teksa tensionet  me Perëndimin janë rritur.

(Kosova Sot Online)