Qytetarët e sëmurë me grip ankohen se po presin disa orë për të marrë trajtim në QKMF-në në Prishtinë

  • E.K /
  • 03 January 2022 - 15:54
 Qytetarët e sëmurë me grip ankohen se po presin disa orë për të marrë trajtim në QKMF-në në Prishtinë

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë të hënën ai kanë mësyrë numër i madh i pacientëve.

Ata janë ankuar se kanë pritur me orë të tëra në radhë për të marrë shërbimet në këtë qendër, por që edhe terapia u ka kushtuar shtrenjtë.

Skënder Jashari ka thënë për ekonomiaonline se për të marrë një infuzion ka pritur më shumë se dy orë, krejt kjo për shkak se në kryeqytet kanë punuar numër i vogël i qendrave mjekësore për shkak të festës.

“Është një lloj virusi, a është përzier me Coronavirus edhe me gripin sezonal dimëror nuk po mundemi me ditë veç është jashtëzakonisht tepër i rëndë. Është infuzioni i 17-të që e marr sot, jam me antibiotika edhe nuk jam mirë qysh duhet. Vaksinat i kam marrë edhe të koronavirusit edhe të gripit. Edhe sot është katastrofë, i kanë mbyll të gjitha ambullantat po punojnë vetëm 2-3 ambullanta në të gjithë qytetin e Prishtinës, që dy orë e gjysmë pres për me i marr 100 miligram me antibiotik, hala nuk jam ardh në rend edhe nja një orë e tepër duhet me prit për një infuzion 100 miligram”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Joni Goxhuli tha se përballimi i simptomave të gripit sezonal ka qenë shumë i vështirë dhe se ende nuk ka vërejtur ndonjë përmirësim në gjendjen e tij.

Madje ai deklaroi se barnat për trajtimin e gripit i kanë kushtuar shumë shtrenjtë.

“Kam pas të familjes sëmurë, ka qenë grip që edhe ka kushtuar po edhe i’u ka kushtuar edhe familjarëve që kanë qëndruar ka një javë në shtëpi të shtrirë. Temperaturë, ethe, hupje e vitaminave. Ka qenë grip shumë i rrezikshëm. Covidi është diçka më shumë me frymëmarrje e ky nuk ka qenë me frymëmarrje, ka qenë me shumë me temperaturë e ethe”. Unë për veti Covidin e kam kaluar dy herë, kam qenë shumë si sëmurë me infuzione. Më ka ra edhe ky grip, akoma nuk më ka lëshuar, para një jave më ka ra. Po ma shumë me koll dhe ethe herë pas here”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)