Bislimi bisedon me ambasadorin e ri amerikan: Hovenier vjen në Prishtinw për ta çuar në fund dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 20:57
Bislimi bisedon me ambasadorin e ri amerikan: Hovenier vjen në Prishtinw për ta çuar në fund dialogun Kosovë-Serbi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka njoftuar se ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pas pak ditësh do të jetë në Prishtinë

Bislimi përmes një postimi në Facebook tha se Hovenier do të marrë udhëheqjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ai theksoi se ambasadori i ri do të vie në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të cilin e quan proces të stërzgjatur.

 “Ambasadori Hovenier e ka shumë të kjartë pejsazhin politik në Kosovë dhe rajon. Sfida më madhore politike e vendit mbetet procesi i dialogut me Serbinë. Ambasadori Hovenier vjen në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit këtë proces të stërzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi dhe për të çuar përpara procese tjera të avancimit të Republikës sonë”, ka shkruar Bislimi.

(Kosova Sot Online)