Bislimi në bisedën me ambasadorin amerikan kërkon zbardhjen e vrasjes së Tahir Zemajt

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 22:43
Bislimi në bisedën me ambasadorin amerikan kërkon zbardhjen e vrasjes së Tahir Zemajt

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, në përvjetorin e 19-të të atentatit ndaj Tahir Zemajt ka kërkuar zbardhjen e rasteve si ky ndaj Zemajve e shumë të tjerëve.

Bislimi përmes një postimi në Facebook ka treguar për takimin virtual me amabsadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Bislimi tha se nuk mundi të mos insistone në zbardhjen e këtij rasti dhe shumë të tjerëve.

“Në fund, por jo më pak e rëndësishme, në përvjetorin e 19të të vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemajt, bashkë me djalin e tij Enisin, dhe kushëririn Hasanin, nuk munda të mos insistojë në zbardhjen e krimeve si ky ndaj Zemajve e shumë të tjerëve”, ka shkruar Bislimi.

(Kosova Sot Online)