Vrasësi u arratis për 20 vjet, arrestohet për mosvendosjen e maskës

  • E.K /
  • 05 January 2022 - 10:40
Vrasësi u arratis për 20 vjet, arrestohet për mosvendosjen e maskës

Policia në Varshavë e ka arrestuar një burrë të dënuar për vrasje, i cili ka qenë në arrati për njëzet vjet.

Por ai u arrestua pë një tjetër arsye. Nuk mbante maskë në një dyqan, tha një zëdhënëse e forcave të sigurisë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

“Ai u arrestua nga policia në rrethin Bielany sepse nuk mbante maskë”, tha Elwira Kozlowska në një email.

45-vjeçari u dërgua në mbajtje. Ai duhet të vuajë një dënim prej 25 vitesh burgim.

Kozlowska nuk pranoi të fliste për rastin e vrasjes.

(Kosova Sot Online)