Kosova është investim politiko-ushtarak i Amerikës

Kosova është investim politiko-ushtarak i Amerikës
Kosova është investim politiko-ushtarak i Amerikës

Rexhep Shahu

  • 05 January 2022 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu

Shteti “bankë” besueshmërie e garancie për Kosovën është mbi të gjitha Amerika, pasi Kosova është investim politiko ushtarak i Amerikës. Besoj se do të jetë mirë ky zhvillim i ri, ky status i ri i përkohshëm i Shqipërisë në dobi të çështjes kombëtare.

-Për biografinë mediatike e për historinë e Shqipërisë është mirë që ajo pas 66 vitesh bëhet anëtare e përkohshme me mandat dy vjeçar e Këshillit të Sigurimit, pasi i ka ardhur radha, por jo për ndonjë arsye apo për ndonjë meritë të veçantë të Shqipërisë. Pra është gjë e mirë e pozitive, shpresoj të ndikojë, të përpiqet të ndikojë për ta shtuar numrin e shteteve që e njohin Kosovën por të jemi realiste, Shqipëria e vende si Shqipëria janë për numëror topi në Këshillin e Sigurimit, janë me mbushë karriget, pasi një vend ka fuqi sa ka ekonomi e popullsi, sa ka ndikim e miqësi.

Shqipëria është shtet i vogël me fuqi e ndikim të vogël, por nuk është edhe ndonjë shtet me demokraci të zhvilluar apo shtet që nuk i gjendet emri në kronika të zeza skandalesh.

Megjithatë të shpresojmë për një përpjekje pozitive të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në dobi të Kosovës. Shteti “bankë” besueshmërie e garancie për Kosovën është mbi të gjitha Amerika, pasi Kosova është investim politiko ushtarak i Amerikës. Besoj se do të jetë mirë ky zhvillim i ri, ky status i ri i përkohshëm i Shqipërisë në dobi të çështjes kombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".