Lexoni edhe:
Organet e luftimit të krimit duhet të jenë më aktive dhe produktive
Lëvizja për Bashkim do të jetë pjesë e qeverisjes me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, i cili tani është asamblist nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.
Organet e luftimit të krimit duhet të jenë më aktive dhe produktiveLexoni edhe:
“Ne do të jemi pjesë e qeverisjes”, ka deklaruar Kuleta.
Ndryshe, asamblistët e Prishtinës sot janë duke votuar për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.
I propozuar për kryesues të Asamblesë së Prishtinës është Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe, media sot ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës.
Media mëson se koalicioni është arritur por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u definuar.
(Kosova Sot Online)