Organet e luftimit të krimit duhet të jenë më aktive dhe produktive

Organet e luftimit të krimit duhet të jenë më aktive dhe produktive
Organet e luftimit të krimit duhet të jenë më aktive dhe produktive

Muhamet Kelmendi

  • 05 January 2022 - 07:40

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Sistemi juridik në Kosovë ka kohë që donë të rinovohet dhe të profesionalizohet me kuadro të rijnë.Mënyra se si kërkohet të bëhet kjo është një çështje që ka kundërthënie dhe mendime të ndryshme kontradiktore. Nuk mundë të luftohen dukuritë antiligjore pa një sistem juridik ligjor (shih: gjykata dhe prokurori) që funksionon dhe që nuk varet nga dukuritë negative në shoqëri. Pra shteti ligjor varet nga ky sistem.

-Organet e luftimit të krimit kërkohet që të jenë shumë më produktive. Kjo, jo vetëm në kapjen e të dyshuarve, por edhe në nxjerrjen e provave dhe të dëshmive, në mënyrë që të kemi zbatim adekuat të normave ligjore penale.

Gjykatat dhe prokuroritë duhet të plotësohen me kuadro të rinj dhe të guximshëm, pa elemente të dyshimta.

Kuptohet se problemi qëndron te aftësia profesionale e kuadrit që konkurron për të punuar në sistem.

Nuk mendoj se me një fakultet dhe me një provim të jurispudencës kuadri është mjaftueshëm i përgatitur për prokuror apo gjyqtar! Mungon nxënia e dijes në fakultet. Nuk punohet sa duhet nëpër fakultete. Në provim të jusprudencës po ka shumë lëshime.

Këta kur po futen në punë kanë frikë, po nënshtrohen nga mos dija dhe shpejtë po bëhen vegla të grupeve informale jashtë sistemit.

Nga lakmia për përfitime dhe nga kjo mosdije po fillon korrupsioni dhe po zgjerohet në drejtime të ndryshme, duke u shndërruar në vegla të grupeve informale nga fusha publike dhe private.

Mjafton të shikohet pasuria e prokurorëve dhe të gjyqtarëve për të kuptuar se ku gjendet sistemi juridik. Nuk ka prokuror dhe gjyqtare të pa pasur apo me një jetë mesatare të Kosovës.

Pasuria e tyre shkon shumë lartë. Kanë shtëpi dhe banesa të mira dhe të kushtueshme. Makina të shtrenjta dhe kanë jetë mbi nivelin që ka shoqëria në Kosovë.

Mjafton të shikohen veshjet e tyre dhe të familjes, orenditë dhe gjërat që i disponojnë. Këto të gjitha me të ardhura personale të marra nga puna nuk realizohen.

Kjo tregon se duhet domosdo VETTING-u në Kosovë. Ndryshe sistemi nuk shërohet dhe nuk shndërrohet Republika e Kosovës në shtet ligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".