Tmerrohen banorët e fshatit në Mitrovicë: Sërish shohin diçka të çuditshme në qiell

  • E /
  • 05 January 2022 - 13:53
Tmerrohen banorët e fshatit në Mitrovicë: Sërish shohin diçka të çuditshme në qiell

Banorët e fshatit me emrin Koshtovë në komunën e Mitrovicës, përsëri kanë parë diçka që s’duhej të shihnin në qiell.

Sipas këtyre banorëve, disa drita janë parë në qiell, e për të cilat dyshuan mos ishin dronë.

Nga pamjet që kanë dërguar banorët në portalin Jepi Zë shihen disa drita lëvizëse në qiell.

Nuk dihet se kujt i ra ndërmend që të shihte në qiell, por mendohet se kjo mund të jetë e lidhur me festat e Vitit të Ri që festohen edhe përmes hedhjes së fishekzjarreve në qiell.

Sipas tyre këto drita janë parë mbi hapësirën e fshatit Koshtovë edhe më herët për çka janë shprehur të shqetësuar.

(Kosova Sot Online)