Ku shkoi 31-vjeçarja nga Podujeva e cila u largua nga shtëpia pas mesnatës

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 21:50
Ku shkoi 31-vjeçarja nga Podujeva e cila u largua nga shtëpia pas mesnatës

Egzona B. nga Komuna e Podujevës është larguar nga shtëpia që nga 2 janari, rreth orës 01:45 pas mesnatës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Vëllai i 31-vjeçares po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur motrën e tij. Ai ka thënë se Egzona ka lënë katër fëmijë dhe nuk dihet ku është,

Të gjithë ata që kanë informacione për Egzonën mund të lajmërohen në numrin kontaktues 044 136 005.

Për zhdukjen e 31-vjeçareska njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të 3 janarit.

“Podujevë 02.01.2022 – 01:46. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, motra e tij e dyshuara  f/kosovare ka lënë katër fëmijët e saj tek ai dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”.

(Kosova Sot Online)