13 të vdekur dhe shumë të lënduar pasi një godinë përfshihet nga zjarri në SHBA

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 17:46
13 të vdekur dhe shumë të lënduar pasi një godinë përfshihet nga zjarri në SHBA

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi një godinë në Filadelfia u përfshi nga zjarri.

Mediat amerikane raportojnë se 7 prej viktimave janë fëmijë, dy në gjendje më kritike. Gjithashtu shumë kanë mbetur të lënduar.

Zjarrfikësit arritën në strukturën trekatëshe në bllokun 800 në lagjen Fairmount të qytetit, rreth orës 6:40 të mëngjesit, thanë autoritetet.

U deshën rreth 50 minuta për të kontrolluar flakët, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Filadelfia.

(Kosova Sot Online)