Vushtrri: Djali e bën për spital nënën e tij, arrestohet

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 11:35
Vushtrri: Djali e bën për spital nënën e tij, arrestohet

Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti e ka rrahur nënën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se deri tek sulmi ka ardh pas një mosmarrëveshje.

“Vushtrri 04.01.2022 – 23:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)