“E ka kapur për fyti dhe e ka rrahur me kabllo”, Deliu tregon si ia keqtrajtoi fqinji djalin 10-vjeçar

  • G.G /
  • 06 January 2022 - 13:57
“E ka kapur për fyti dhe e ka rrahur me kabllo”, Deliu tregon si ia keqtrajtoi fqinji djalin 10-vjeçar

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu rrëfen momentet e tmerrit kur i biri është rrëmbyer nga fqinji i tij 51 vjeçar. Arsyeja është se tre fëmijë i kanë thyer xhamin e makinës, ndërsa fqinji ka zgjedhur të rrëmbejë djalin e Deliut.

Në “Shqipëria Live”, Deliu ka treguar se fqinji e ka mbyllur në oborrin e shtëpisë dhe kur fëmija ka tentuar të largohet, e ka kapur për fyti.

Kjo e shqetëson Deliun, i cili thotë se është i irrituar dhe e cilëson të papranueshme faktin që e ka mbyllur fëmijën dhe ka tentuar të kapë 2 shokët e tij.

“Kishte shenja se e kishte kapur për fyti. E ka rrahur me kabllo. Kur ka tentuar të kalojë murin rrethues, e ka kapur fyti dhe kjo më ka irrituar më tepër. Ndonjë goditje të lehtë është e pranueshme. Atë natë jam takuar në dhomën tjetër dhe më kërkoi falje, më tha e di si je ndjerë si prind, dola jashtë kontrolli. Nuk them që e ka pasur personale me mua, familjen apo Orgesin”, ka deklaruar Deliu.

Deliu ka deklaruar se djali i tij ka tentuar të largohet bashkë me fëmijët tjerë, por fqinji e ka ndaluar duke ia mbyllur derën me çelës.

“Ka tentuar të marrë 3 shokët. Qëllimi për mua është pa sens. Cili është qëllimi pas mbylljes në oborr? Më irriton fakti që nëse një 10-vjeçar e mbyll dhe vrapon pas tjerëve, nuk e kuptoj qëllimin për t’i mbyllur, çfarë ka dashur të arrijë. Kjo është edhe më irrituese nëse ke inskenuar se si do të ishte po të më lajmëronte, ka zgjedhur ta marrë situatën në dorë vetë. Fakti i mbylljes me çelës, e izolon dhe e kap për fyti kur tenton t’ia mbathë nga muri dhe i thotë “tani do shohësh kush jam unë”, kjo është e papranueshme”, ka deklaruar Deliu.

(Kosova Sot Online)