Epidemilogia franceze: Harrojeni imunitetin e tufës, duhen shtuar testimet

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 19:04
Epidemilogia franceze: Harrojeni imunitetin e tufës, duhen shtuar testimet

Të mërkurën, më 5 janar, Franca regjistroi një rekord prej më shumë se 332,000 raste të reja infektimesh me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit, dhe 246 vdekje. Varianti Omicron, mjaft infektiv, fajësohet për numrin e madh të rasteve në të gjithë botën. Epidemiologia franceze Catherine Hill thotë se imuniteti i tufës është ende teori, ndërsa varianti Omicron ka bërë që njerëzit të jenë tejet të rrezikuar nga përhapja e tij.

Mes shtimit të infektimeve nga varianti Omicron, ekspertja franceze e mjekësisë, Catherine Hill, thotë se imuniteti i tufës është ende një teori.

“Vaksinimi nuk mbron nga mos-infektimi. Pra, nuk mund ta llogarisim imunitetin e fituar përmes vaksinimit, sepse varianti Omicron depërton. Për momentin le të harrojmë imunitetin e tufës”, thotë ekspertja Hill.

Gjatë një përshëndetje me rastin e vitit të ri, Presidenti Macron tha se ndoshta 2022 do të shënojë fundin e pandemisë. Specialistja Hill shprehet me skepticizëm ndërsa thotë se nuk mund të parashikohet fundi i pandemisë.

“Ne e lamë virusin që të qarkullonte në mbarë botën. Nëse vërtet duam të kontrollojmë pandeminë, do të duhet të ndihmojmë vendet e Afrikës që kanë popullsitë e tyre të pavaksinuara, ku virusi po përhapet gjerësisht. Nuk do të kemi një fund të pandemisë”, thotë mjekja franceze Catherine Hill.

(Kosova Sot Online)