Nuk donte që të infektohej, 41 vjeçarja fut të birin në bagazhin e makinës

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 11:15
Nuk donte që të infektohej, 41 vjeçarja fut të birin në bagazhin e makinës

Mediat e huaja kanë publikuar rastin e një nëne amerikane e cila për ta izoluar të birin meqë ishte me Covid e ka futur në bagazhin e makinës.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku Sarah Beam 41 vjeçe e ka futur djalin e saj 13 vjeç në bagazhin e makinës.

41 vjeçarja ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vënies në rrezik të jetës së djalit të saj.

E ëma e tij ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo ndërsa e dërgonte për trajtim.

(Kosova Sot Online)