“Një person në gjendje jashtëzakonisht të rëndë”, mjeku kujdestar flet për të lënduarit në aksidentin Prishtinë-Podujevë

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 11:56
“Një person në gjendje jashtëzakonisht të rëndë”, mjeku kujdestar flet për të lënduarit në aksidentin Prishtinë-Podujevë

Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Ejup Govori, tha se njëri nga personat e lënduar në aksidentin fatal në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ky person sipas mjekut ka pësuar politraumë. Ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ndodhi sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku për pasojë vdiqën dy persona në vendin e ngjarjes dhe u lënduan 9 të tjerë.

Mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori, tregoi gjendjen e të lënduarve, ku thekson se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Janë pesë persona me lëndime në kokë, me lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa, një tjetër është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, pra ka politraumë”, tha Govori

Tutje, doktor Govori tha se për gjendjen e pacientëve janë në ekzaminin e sipër dhe ende nuk ka ndonjë konluzion përfundimtar.

Sipas të dhënave fillestarë pacientët i përkasin grup-moshës së mesme.


(Kosova Sot Online)