Doktori jep rekomandime se si të mbrohen nga tromboza ata që po presin 20 orë në vetura

  • G.G /
  • 10 January 2022 - 11:44
Doktori jep rekomandime se si të mbrohen nga tromboza ata që po presin 20 orë në vetura

Pas një lajmi të hidhur për vdekjen momentale të një udhëtari të moshës se re,pas udhëtimit të gjatë nga Kosova në Gjermani - A kanë përgjësi përgjësit Kufitar ne Serbi, Hungari etj? 

Kështu po vlerëson mjeku Elmi Olluri.

Ai madje ka jep rekomandime për ata se si të mbrohen nga tromboza.

"Rekomandim për ata që po qëndrojnë deri në 20 orë në vetura duke pritur dhe udhëtuar:
Merrni masa kundër trombozës - lëvizje 10 minuta çdo tri orë qëndrim ne veturë ose udhëtim,çorapë kompresive CCl 1 me masen e kembës, Fraxiparin 0,5 mg/kg peshe 2 ore para udhëtimit. 
Nese nuk mirren këto masa mundësia e embolisë pulmonare te udhëtari mbi 35 e deri 80 vjeç është shumë e madhe.

Trombet formohen ne venat e këmbës për shkak të  mos qarkullimit venoz ose ngadalësimit të këtij qarkullimi. Në momentin e ngritjes në këmbë për të ecur trombet lëvizin larë deri në mushkëri dhe ky është moment kritik me përfundim fatal.

Më shpesh ndodhë te pacientët në peshë, me ndonjë sëmundje tjetër ose te personat me tromboza në të kaluarën dhe familje me histori në trombozë.", ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)